Pas 30 vitesh, nis kultivimi i orizit në Shqipëri

Written by on 03/05/2019

Në zonën e Zadrimës ka rinisur pas 30 vitesh kultivimi i orizit fillimisht në disa dynim nga njësia e agroturizimit, “Mrizi i Zanave”. Altin Prenga që ka ndërmarrë këtë nismë eshte shprehur se me  këtë rast do të ringjallen disa nga recetat autoktone të gatimeve me oriz. Ai e sheh me interes kultivimin e orizit për shkak të ciklit të mbyllur që garanton biznesi i tij që nga prodhimi deri tek konsumi. Zinxhiri i prodhimit është në fillesa dhe menjehere ka  nej perfshirje te madhe te komunitetit. Kultivimi i orizit pas viteve ‘90 nuk rezultoi më leverdi për shkak të kostove të larta që sillte teknologjia e vjetër, teksa importet ishin me të leverditshme.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist