Ja cilët turistë shpenzojnë më shumë në Shqipëri!
Written by rt on 25/04/2019
Italianët shpenzojnë më shumë gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri! Sipas publikimit të fundit nga INSTAT për periudhën 2014-2018, shpenzimet mesatare ditore të një shtetasi italian janë 81 euro. Malazezët renditen të dytët me 60 euro shpenzime mesatare ditore për person, ndersa renditja vazhdon me grekët, maqedonasit dhe kosovarët . Qëndrimi mesatar në vend është 6.8 ditë, duke u numëruar si më i larti, krahasuar me vizitoret nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Kosova. Referuar ketij raporti , 59 përqind e vizitoreve qëndrojnë në hotel, ndërsa pjesa tjetër akomodohen në hostel apo shtëpi me qira.

Shqiperia