Izraeli dhe Greqia, partneritet të ri në fushën e turizmit!
Written by Radio Travel on 17/02/2021
Izraeli dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe mbi bashkëpunimin turistik në Jeruzalem, duke i dhënë shpresë një industrie e cila ka ardhur në një ngërç për shkak të krizës Covid-19. Ministri izraelit i çështjeve strategjike, Orit Farkash-Hacohen, i tha ministrit grek të turizmit, Harry Theoharis, se mirëpret vizitorët grekë në Izrael, pasi ai vazhdon të vaksinojë popullsinë dhe të pozicionohet si një destinacion i shëndetshëm.
Pas një takimi pune midis ministrave, ata nënshkruan një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin në fushën e turizmit mes dy vendeve./radiotravel.al