Italia njeh vaksinën Covishield si dëshmi të vlefshme për udhëtime

Written by on 25/09/2021

Ambasada Indiane në Romë ka njoftuar sot se pas një takimi të mbajtur midis Ministrit të Shëndetësisë të Indisë dhe homologut të tij italian, Roberto Speranza, Ministria Italiane e Shëndetësisë ka vendosur të njohë vaksinën e prodhuar nga India, Covishield, si dëshmi e vlefshme e imunitetit.

Rrjedhimisht, kjo do të thotë që ata që janë vaksinuar kundër sëmundjes COVID-19 me vaksinën Covishield tani mund të hyjnë në Itali. Deri më sot, Italia kishte njohur vetëm vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Covishield nuk është pjesë e listës./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist