Kërkimet/ 70% e evropianëve po planifikojnë të udhëtojnë në 4 muajt e ardhshëm

Written by on 25/09/2021

Më shumë se gjysma e evropianëve planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit në katër muajt e ardhshëm, pavarësisht rreziqeve nga pandemia e vazhdueshme, tregojnë hulumtimet. Sipas kërkimit të fundit nga Komisioni Evropian i Udhëtimit (ETC), rreth 70 përqind e evropianëve planifikojnë të udhëtojnë deri në janar 2022, me gjysmën e tyre që preferojnë të vizitojnë një vend tjetër evropian, ndërsa 35 përqind planifikojnë të udhëtojnë brenda vendit.

Nga ana tjetër, 17 përqind e të anketuarve të studimit pohuan se ishin hezitues në lidhje me udhëtimet. Sipas studimit vaksina COVID-19 është thelbësore për besimin e udhëtarëve dhe tendencat e rezervimit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist