IATA: Aviacioni po kalon nga keq në shumë keq!
Written by Radio Travel on 03/03/2021
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror ka njoftuar se trafiku i pasagjerëve ka rënë drastikisht gjatë janarit të 2021. Kërkesa totale për fluturime ka qenë nën 72% krahasuar me janarin e 2019-ës. Ky rezultat konsiderohet i keq dhe shpresë pak për ecurinë e industrisë ajrore. Variantet e reja të Covid-19 po çojnë qeveritë në rritjen e kufizimeve të udhëtimit.
“Pasiguria për sa kohë do të zgjasin këto kufizime kanë ndikim në udhëtimet e ardhshme”, shprehet Alexandre de Juniac, shefi ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror./radiotravel.al