Shpallen fituesit/Cilat janë aeroportet më të pastra në Evropë
Written by Radio Travel on 03/03/2021
Pandemia e COVID-19 pati një ndikim dramatik në trafikun global të pasagjerëve në vitin 2020, si dhe ndryshoi perceptimet dhe pritjet e klientëve për përvojën e aeroportit. Me në fokus higjienën “ACI Europe” ka publikuar fituesit e këtij viti për Cilësinë e Shërbimit të Aeroportit në Evropë.
Gjithsej janë shpallur 15 fitues, ku mbizotërojnë aeroportet e Spanjës, aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd, aeroporti i Shkupit në Maqedoninë e Veriut dhe më pas renditet Portugalia, Isalnda dhe Finlanda si vendet me aeroportet më të pastra në botë, prej fillimit të pandemisë./radiotravel.al