Hyn në fuqi vendimi, hotelet e Anglisë shndërrohen në karantina

Written by on 16/02/2021

Prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi rregulli për karantinimin 10-ditor të çdo pasagjeri që hyn brenda kufijve të Britanisë së Madhe.  “Lista e kuqe” e 33 vendeve me rrezikshmëri të lartë përfshin ndër të tjerash Portugalinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut. Këta qytetarë do të duhet të rezervojnë paraprakisht dhe të paguajnë 1.750 paund, kosto e cila përfshin shpenzimet e hotelit, transportin dhe testimin.

Siç është e bërë e ditur dhe më herët, të gjithë ata që nuk bëjnë karantinën mund të gjobiten me 5000 deri në 10.000 paund, ndërsa ata që gënjejnë duke mohuar se kanë qendruar në një nga zonat e përcaktuara si të kuqe, mund të rrezikojnë deri në 10 vite burg.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist