Temperaturat nën zero në Greqi, mbyllen shkollat dhe kopshtet

Written by on 16/02/2021

Temperaturat e ulëta dhe moti i acartë kanë përfshirë prej disa ditësh Greqinë. Reshje të mëdha bore janë parashikuar në Greqinë qendrore, jugore dhe lindore gjatë ditës së sotme, përfshirë kryeqytetin grek dhe ishullin jugor të Kretës. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetaret të kufizojnë lëvizjet e tyre për shkak të motit, ndërkohë që në shumë rrugë nacionale qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me ndihmën e zinxhirëve.

Sikurse vendi ynë, edhe Greqia ka marrë vendimin për të mbyllur shkollat dhe kopshtet deri në një vendim të dytë, kur të konsiderohet e përshtatshme hapja e tyre./radiotravel.al


Current track

Title

Artist

Background