Greqi, zgjatet sezoni, rriten te ardhurat!

Written by on 23/05/2018

Turizmi ne Greqi ka gjasa te arrije rekord te ri kete vit, pasi vetem ne tremujorin e pare 2018 raportohet nje rritje prej 13.8 per qind ne krahasim me vitin e kaluar. Te dhenat i ben me dije Banka e Greqise. Rritja e te ardhurave nga turizmi sidomos ne mars gjithashtu sugjeron se sezoni i turizmit po zgjat, gje qe do te nenkuptonte nje reduktim te elementit sezonal te industrise. Te dhenat e Bankes Greke tregojne se te ardhurat nga turizmi deri ne fund te marsit arrinin ne 557 milione euro, ku kontributin me te madhe e kane dhene vizitoret e Bashkimit Evropian. Pjesa me e madhe e turisteve raportohet te jene gjermane dhe britanike.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist