Gjermania heq karantinën për pjesëmarrësit në kampionatin evropian të futbollit!

Written by on 10/06/2021

Gjermania ka njoftuar se personat që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit tani përjashtohen nga kërkesa për karantinë, edhe nëse hyjnë nga një zonë e nxehtë virusi. “Kampionati Evropian i Futbollit është një ngjarje e madhe sportive që e shikon e gjithë bota dhe për suksesin e së cilës Gjermania do të bëjë pjesën e saj”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Aktualisht, Gjermania lejon hyrjen vetëm për udhëtarët nga Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e Zonës Shengen, përfshirë Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist