Gazeta prestigjoze amerikane shkruan për Shqipërinë! Ja si do të jetë plani i rimëkëmbjes pas tërmetit!

Written by on 03/12/2019

“Bashkimi Europian është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar”, shkruan New York Times. Bashkë me Kombet e Bashkuara po koordinohen përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të vendit që u godit nga fatkeqësia natyrore. Gjashtë shtete anëtare kanë dërguar 50 inxhinierë strukturorë e të tjerë pritet të mbërrijnë  për të vlerësuar dëmet, së bashku me homologët vendas. New York Times nënvizon mes të tjerash faktin se prokurorët kanë nisur hetime për ndërtime të mundshme të paligjshme dhe shkelje të rregullave të ndërtimit. Këtë të enjte, komisioneri  i ri europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic i cili ka marrë detyrën të hënën, pritet të vizitojë Tiranën për të folur për planet e rindërtimit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist