Franca nuk do të ofrojë më teste falas COVID-19 për qëllime udhëtimi

Written by on 29/09/2021

Kryeministri francez Jean Castex ka njoftuar se testet e shpejta të COVID-19 të marra për arsye të tjera, që nuk lidhen me ato mjekësore nuk do të jenë më falas. Një vendim i tillë hyn në fuqi me 15 tetor. Bazuar në të dhënat e siguruara nga Qeveria Franceze, çmimi për një test PCR është 49 €, ndërsa testi i antigjenit kushton 29 €.

Testet do të vazhdojnë të rimbursohen për aq kohë sa ato merren për arsye mjekësore. Testet gjithashtu do të mbeten falas për të gjithë ata nën moshën 18 vjeç./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist