Facebook censuron Talebanët/ Bllokohet cdo material që ata postojnë në rrjetet sociale!

Written by on 17/08/2021

Facebook ka ndaluar materialet e Talebanëve dhe grupet mbështetëse të tyre pasi platforma e rrjetit social thekson se ata janë organizatë terroriste. Kompania ka deklaruar për BBC se ka angazhuar një grup pune të posaçëm për të monitoruar dhe hequr çdo material që lidhet me Talebanët.

Prej vitesh Talebanët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të përhapur mesazhet e tyre. Ekspertët e teknologjisë janë të shqetësuar se rikthimi i Talebanëve në pushtet mund të sprovojë edhe më tej rrjetet sociale në parandalimin e dhunës, apo gjuhës së urrejtjes. Gjithashtu Facebook ka theksuar se do të veprojnë për t’i bllokuar edhe llogaritë në WhatsApp nëse do faktohet se qarkullojnë materiale të dyshimta.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist