Afganët shqetësim për Francën/ Macron: ‘’Duhet të forcohen planet kundër emigracionit të paligjshëm’’

Written by on 17/08/2021

Presidenti francez Emmanuel Macron është i mendimit se Evropa duhet të forcojë planet kundër emigracionit të paligjshëm për t’i paraprirë flukseve që mund të vijnë nga Afganistani. Në një deklaratë për shtyp, Macron paralajmëroi se “destabilizimi i Afganistanit mund të sjellë si rrezik flukse të shtuara migrimi të paligjshëm drejt Evropës”.

“Duhet të paraprijmë dhe mbrojmë veten ndaj flukseve të mëdha të migrimit të paligjshëm,” – tha Macron – “Vetëm Evropa nuk mund t’i përballojë pasojat e kësaj situate”. Të hënën avionë të SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, dhe Francës morën nga Afganistani zyrtarë dhe familjarë të tyre për t’u siguruar jetën pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist