Ekspertët e shëndetësisë në SHBA propozojnë marrjen e dozës së tretë të vaksinës!

Written by on 13/08/2021

Ekspertët e shëndetit në SHBA thonë se personat me imunitet të dobët mund të marrin një dozë më tepër të vaksinave Pfizer ose Moderna, për t’u mbrojtur më mirë nga COVID-19. Agjencia e Ushqimit dhe Barnave tha se kjo metodë do të zbatohet për disa milionë amerikanë që janë më të ndjeshëm ndaj virusit për shkak të transplanteve të organeve dhe sëmundjeve të rënda.

Për një sistem imunitar i cili është mësuar me ilaçe për të luftuar sëmundje të tjera, studimet sugjerojnë që një dozë shtesë e vaksinës anti-COVID mund të jetë një zgjidhje. Disa vende të tjera, përfshirë Francën dhe Izraelin, kanë bërë rekomandime të ngjashme.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist