Egjipti shfrytezon Boterorin per te promovuar turizmin
Written by rt on 20/06/2018
Egjipti shfrytezon rastin e pjesmarrjes ne Kampionatin Boteror te Futbollit dhe promovon atraksionet turistike per tifozet dhe turistet e shumte qe ndodhen ne Rusi kete periudhe. Fushata publicitare “This is Egypt” eshte shfaqur ne ekranet led te stadiumeve ruse thuajse cdo dite per tifozet ne pritje te ndeshjeve. Kjo edhe sepse Egjipti eshte nder vendet mbeshtetese afrikane te eventit. Fushata po zhvillohet edhe ne rrjetet sociale Snapchat dhe Facebook. Egjipti synon te terheqe sa me shume turiste ruse e jo vetem gjate ketij viti.