Egjipti ka gati strategjinë e re për zhvillimin e turizmit ndërkombëtar!

Written by on 04/08/2021

Ministri i Turizmit dhe Antikiteteve në Egjipt, Khaled El Anany u shpreh se lidhja e destinacioneve turistike në të gjithë vendin do të krijojë një produkt turistik të integruar për herë të parë në Egjipt, përfshirë plazhin, turizmin rekreativ dhe kulturor. Në bashkëpunim me Ministrinë e Aviacionit Civil, Egjipti synon të lidhë vendpushimet turistike bregdetare me zonat arkeologjike.

Qëllimi i kësaj nisme të përbashkët është stimulimi i turizmit ndërkombëtar dhe vendor nën dritën e sfidave të paraqitura nga pandemia e koronavirusit. Ministritë do të vazhdojnë të japin stimuj për linjat ajrore në mënyrë që të rrisë fluksin e turistëve në qytetet turistike egjiptiane./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist