Automotoparku i parë shqiptar po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan!
Written by Radio Travel on 05/08/2021
Në Elbasan do të ndërtohet një automotopark, një projekt i cili do të materializohet nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Automobileve. Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka treguar se ky projekt do shërbejë për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit, pse jo, që edhe që një ditë të zhvillohen gara Formula 1 në Shqipëri!
Projekti do të financohet nga fondet e Drejtorisë së Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare./radiotravel.al