Edhe turistët në Shqipëri e tejkalojnë me shpejtësinë në rrugë!

Written by on 08/07/2021

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit nga Policia rrugore e Tiranës, në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan janë konstatuar mjete me shpejtësi nga 166 km/h deri në 200 km/h. Rezulton se në prangat e policisë kanë rënë edhe turistë të huaj veçanërisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative dhjetëra drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara e të rrezikshme apo xhirime gomash në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist