Easyjet do të operojë me më shumë fluturime drejt Europës deri në dhjetor

Written by on 13/10/2021

Kompania ajrore britanike EasyJet planifikon të kryejë më shumë fluturime në vendet europiane deri në muajin dhjetor, pasi pësoi më shumë se 1 miliardë paund humbje financiare për shkak të pandemisë së Covid-19. Një njoftim i tillë është bërë nga vetë kompania ajrore e cila thekson se aspiron të fluturojë në 70% të niveleve të saj para-pandemike gjatë tremujorit të fundit të këtij viti.

Fluturimet drejt Ishujve Kanarie, Turqisë dhe Egjiptit janë disa nga prej destinacioneve kryesore me të cilat operon EasyJet. Por kjo listë do të vazhdojë të zgjerohet edhe më gjatë vitit 2022./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist