Mbretëria e Bashkuar, lehtëson kufizimet e udhëtimit për vendet që janë jashtë zonës së kuqe

Written by on 13/10/2021

Aeroporti i Heathrow ka mirëpritur vendimin e  qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit ndaj të gjitha atyre vendeve që janë hequr nga lista e kuqe. Madje vendimi për lehtësimin e kërkesave të udhëtimit, vlerësojnë dhe heqjen e testimit PCR për udhëtarët e vaksinuar dhe hapjen e kufijve për qytetarët që vijnë nga SHBA. Pas humbjeve që ka regjistruar pandemia në sektorin e udhëtimeve ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria synon një rimëkëmbje të ndjeshme të këtij sektori përgjatë këtij viti.

Në përputhje me rregullat e reja, udhëtarët që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nga një prej vendeve që janë hequr nga lista e kuqe nuk do të duhet të ndjekin më rregullat e izolimit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist