Drekat jashtë, Shqipëria dhe Mali i Zi më të shtrenjtët në rajon

Written by on 19/06/2019

 

 

Të dhënat e publikuara në portalin”Numero” mbi raportet e treguesve të kostove dhe nivelit të jetesës kanë renditur Shqipërinë dhe Malin e Zi si më të shtrenjtët për të drekuar në një restorant mesatar. Dy persona që drekojnë në një restorant në Shqipëri dhe Mal të Zi , do të paguajnë respektivisht 2500 dhe 3000 lekë, duke i vënë në vendet e para në rajon. Vendet më të lira në Europë  për të drekuar jashtë janë Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina , ndërkohë që më e shtrenjta është Zvicra. Reth 5 % e shpenzimeve të shqiptarëve shkojnë për grupin e restoranteve dhe hoteleve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist