Bota ,  popullohet çdo ditë e më shumë!

Written by on 19/06/2019

 

 

Globi sot numëron 7.7 miliardë banorë  sipas raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara. Planeti ynë nuk ka patur kurrë kaq shumë njerëz sa sot. Ndërkohë që vendin e parë për numrin më të madh të banorëve vazhdon ta mbajë Kina me 1.4 miliardë banorë, pritet që në 10 vitet e ardhshme në krye të listës të renditet India. Shkaqet kryesore të rritjes së popullësisë globale janë mjekësia, kushtet sanitare, dietat dhe vaksinat. Parashikohet që në 30 vitet e ardhshme popullësia e botës të rritet edhe me 2 miliardë banorë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist