Çfarë blejnë shqiptarët në internet?

Written by on 05/12/2019

Raporti i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara sa i përket indeksit të e-commerce për vitin 2019, ka dalë në rezultatet se vetëm 7% e popullsisë shqiptare e përdor internetin për të blerë diçka. Kjo është norma më e ulët në Europë. Pjesë e këtij studimi janë 152 shtete në të gjithë botën, në lidhje me gatishmërinë e popullsisë për të kryer blerje nga interneti. Në këtë renditje, vendi ynë zë pozicionin e 72-të , duke u renditur në vendin e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Malin e Zi. Të gjitha shtetet e rajonit, duke përjashtuar Kosovën e cila nuk bën pjesë në studim, janë më mirë në renditje. Në vendin tonë rezulton se 72% e popullsisë e përdor internetin, dhe kjo normë është relativisht e lartë krahasuar me vendet e tjera që janë më mirë në renditje. Në nivel global, Holanda është në vend të parë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist