Komisioni Europian bën të ditur fondin që dha për Shqipërinë!

Written by on 05/12/2019

Komisioni Europian, organi më i lartë  ekzekutiv i Bashkimit Europian ka shprehur ditën e djeshme kontributin financiar që do të dërgojë drejt Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një deklaratë zyrtare, presidentja e re e KE, Ursula von der Leyen, është shprehur se që prej ditës së parë, Bashkimi Europian ka mobilizuar stafin e saj teknik duke dërguar drejt Shqipërisë 200 ekspertë. “Hapi i parë është të akordojmë menjëherë nga fondi i fqinjësisë 15 milion euro në mbështetje të popullit shqiptar. Gjithashtu kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh”, ka thënë presidentja e Komisionit Europian.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist