BE ende ‘’në pritje’’ të Novavax/ Tetori është afati i rradhës për paraqitjen e të dhënave!

Written by on 23/08/2021

Bashkimi Evropian pret që Novavax të paraqesë të dhënat e nevojshme për miratimin e mundshëm të vaksinës së tij COVID-19 rreth muajit tetor, në atë që mund të jetë një vonesë tjetër për firmën amerikane.

Novavax nënshkroi një marrëveshje me BE këtë muaj për të furnizuar deri në 200 milionë doza dhe tha se do të përfundonte dorëzimin e të dhënave në Agjencinë Europiane të Mjekësisë (EMA) për miratimin e vaksinës në Europë që në fund të shtatorit. Vaksina e bazuar në proteina të Novavax përdor teknologji alternative ndaj katër injeksioneve të miratuara tanimë, duke qenë kështu më interesante për BE, që po kërkon të diversifikojë portofolin e saj të vaksinave.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist