Një jetë më e gjatë dhe e shëndetshme/ Kush është pija që rekomandohet sipas studimeve?!

Written by on 23/08/2021

Shkencëtarët kanë zbuluar se është e vërtetë që konsumi i vazhdueshëm i çajit zgjat jetën, me hulumtime të reja të cilat kanë zbuluar se ky lloj zakoni i shëndetshëm shoqërohet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një shëndet të përmirësuar.

Informacioni mbi konsumin e çajit u mblodh përmes pyetësorëve të standardizuar, ku pjesëmarrësit u kategorizuan në dy grupe: ata që pinë rregullisht çaj dhe ata që se kanë pirë kurrë ose rrallë. Hulumtimi zgjati 22 vjet dhe pjesëmarrësit e marrë në studim vinin nga 15 provinca të ndryshme të Kinës që nga viti 1998. Studiuesit zbuluan konsumuesit e zakonshëm të çajit kishin një rrezik 20% më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe infarkteve në krahasim me pjesën tjetër. Për më tepër, ata që pinin çaj rregullisht kishin 1.41 vite më shumë jete pa sëmundje kardiovaskulare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist