BBC Travel shkruan për Shqipërinë: Bimët në malet shqiptare që na mbajnë të rinj!

Written by on 08/07/2021

Prestigjiozja britanike BBC i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë në seksionin e saj të udhëtimeve. Elizabeth Gowing e çel shkrimin e saj duke thënë se ndërsa bimët e egra shqiptare kërkohen ndërkombëtarisht, industria ofron mundësi të mëdha ekonomike dhe pavarësi për gratë në qytetin e Kukësit. Përmes një reportazhi të gjatë dhe me foto, autorja që ka vizituar vendin tonë nga afër e vë theksin tek bimët medicinale dhe ato aromatike që mblidhen nga gratë dhe që janë pjesë e një tregu të madh ndërkombëtar.

Në të gjithë vendin, kjo industri  është afërsisht një në çdo shtatë shtëpi dhe gjeneron deri në 28 milion dollarë në eksporte, shkruan ndër të tjerash Gowing në reportazhin e saj. Autorja i konsideron bimët si sekreti për mijëra produkte në fushën e bukurisë./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist