Bashkimi Europian ndalon fluturimet e ‘Boeing 737 MAX 8’

Written by on 13/03/2019

Bashkimi Europian ndalon fluturimet e ‘Boeing 737 MAX 8’

 

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka ndaluar fluturimet e  aeroplanëve ‘Boeing 737 MAX 8’ në hapësirën ajrore të saj pas tragjedisë së Etiopisë.

Kjo erdhi pasi Gjermania, Franca dhe Britania njoftuan për ndalimet në qarqe kombëtare. Agjencia e aviacionit DGAC e Francës kishte ndaluar tashmë fluturime të tilla përmes hapësirës ajrore të saj të martën, së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil Britanik.

Një avion i ‘Ethiopian Airlines’ u rrëzua pak pas ngritjes nga Addis Abeba, duke vrarë  149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit qe po fluturonin nga kryeqyteti etiopian në Nairobi në Kenia.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist