Apple paraqet tre modele iPhone OLED!

Written by on 04/04/2019

Në vitin 2020 kompania Apple do të paraqesë tre modele iPhone me ekrane OLED me madhësi 5.42, 6.06 dhe 6.67 inç, sipas faqes së internetit Digitimes.

IPhone më i vogël nga Apple do të përfshijë ekranet e firmave të Samsung ose LG (furnizuesit kryesorë të ekraneve të Cupertino-s) që do të lejojnë Apple ta bëjë telefonin më të hollë se paraardhësit e tij.

Për më tepër Apple mund të pajiset me teknologjinë Y-Octa të Samsung, e cila do të ulte kostot e prodhimit.

Në përgjithësi, Samsung do të mbetet ofruesi kryesor i ekraneve OLED në 2020, i ndjekur nga LG dhe ndoshta edhe nga Boe Technology.

Për sa i përket 2019, Apple duhet të përsërisë zgjedhjet e bëra tashmë për gamën e 2018-ës, tre modele, njëra prej të cilave është  6.1 inç LCD, dhe më ekonomike, pasuar nga dy modele Oled me 5.8 dhe 6.5 inç. ATSH-ANSA/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist