Aplikimet per incentivat ne agroturizem deri me 15 korrik!
Written by rt on 10/07/2018
Aplikimet per incentivat ne agroturizem deri me 15 korrik!
Sipermarresit dhe fermeret duhet te aplikojne deri me daten 15 korrik 2018, per te perfituar financim ne masen 50% te vleres se investimit ne agroturizem dhe bujtina. Lajmerimin e beri Ministri i Bujqesise, qe theksoi se qeveria ka rihapur thirrjet per aplikime, me synim mbeshtetjen e projekteve qe nxisin zhvillimin rural dhe agroturizmin. Sipas ministrit paketa e lehtesive fiskale per agroturizmin prek 90% te territorit te vendit dhe mbi 50% te popullsise qe jeton ne fshat. Incentiva fiskale qe po ndermerret per nxitjen e agroturizmit konsiton ne uljen e TVSH-se ne 6% nga 20%, tatim fitimi nga 15% ulet ne 5% dhe zero takse per infrastrukturen.