Alpet me nje Qender Profesionale te Zhvillimit te Turizmit
Written by rt on 15/08/2018
Alpet Shqiptare po kthehen me shpejtesi ne nje destinacion te preferuar turistik. Ne fillim te ketij muaji Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur Zyren e Informacionit Turistik ne Valbone. Zyra do te operoje gjate gjithe sezonit turistik, duke iu sherbyer turisteve te huaj dhe atyre vendas per dhenien e nje informacioni profesional turistik. Zyra eshte pjese e nje nderhyrjeje integrale qe do ngreje ne Valbone te paren Qender Profesionale te Zhvillimit te Turizmit, e cila do te orientoje zhvillimin e destinacionit turistik te Alpeve Shqiptare qe vetem vitin e kaluar jane vizituar nga 600,000 turiste. Punimet per ndertimin e Qendres se Zhvillimit te Turizmit ne Valbone parashikohet te fillojne ne muajin Tetor 2018 dhe struktura te jete gati dhe operacionale ne fillim te sezonit te ardhshem turistik.