GKA i nenshtrohet restaurimit!
Written by rt on 15/08/2018
Pas nje nevoje emergjente per nderhyrje, me ne fund Galeria Kombetare e Arteve do t’i nenshtrohet rikonstruksionit. Ministria e Kultures ka çelur tenderin ku fton te aplikojne firma konsulente, te cilet duhet te dorezojne projektin e tyre deri me 20 gusht, ku shuma e vene ne dispozicion per rikonstruksionin e ketij institucioni eshte 12.5 mln leke.GKA qe prej vitit 2007 gezon statusin e monumentit te trashegimise kulturore dhe ne te ruhen 4000 vepra arti. Pas mbylljes se aplikimeve dhe shqyrtimit te tyre pas dates 20 gusht, do te shpallet edhe fituesi, i cili duhet te ekzekutoje projektin e tij te rikonstruksionit deri ne 5 muaj pas lidhjes se kontrates.