Aksioni i pastrimit te monumenteve zhvendoset ne Himare!

Written by on 28/04/2018

 Aksioni i pastrimit te monumenteve zhvendoset ne Himare!

Monumentet e kultures dhe sitet arkeologjike te Shqiperise çdo dite e me shume po vizitohen nga turiste te huaj te cilet kane interes te mesojne per historine dhe kulturen e vendit tone. Ne prag te sezonit turistik 2018, stafi i D.R.K.K-Vlore, vazhdon fushaten e pastrimit, e cila po shtrihet me se shumti ne monumentet qe kane shfaqur probleme me te medha. Kete jave fokusi i ketyre punimeve ishte ne monumentet e zones se Himares, me saktesisht ne kalane e Porto-Palermos, ne Shpellen e Spilese dhe kalane e Himares. Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare – Vlore, ka hartuar nje grafik per pastrimin e monumenteve dhe fton te gjithe institucionet, grupet e interesit dhe qytetaret qe t’i bashkohen kesaj nisme.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist