Ajsbergu kercenon nje fshat ne Greenland
Written by rt on 14/07/2018
Ajsbergu kercenon nje fshat ne Greenland
Nje ajsberg i madh eshte zhvendosur afer nje fshati ne Greenlanden perendimore, duke nxitur nje evakuim te pjesshem te njerezve ne rast se do perbeje rrezik. Ajsbergu po i afrohet shtepive ne fshatin Innaarsuit por eshte i qendrueshem dhe nuk leviz gjate nates. Zyrtaret lokale thone se kurre me pare nuk kane pare nje ajsberg te tille te madh. Stacioni i energjise se fshatit dhe karburantet jane afer bregut. Disa eksperte kane paralajmeruar se ngjarjet ekstreme te akullnajave rrezikojne te behen me te shpeshta per shkak te ndryshimeve klimatike. Kjo nga ana tjeter rrit rrezikun nga tsunami.