“Air Albania Stadium”, në listën e pesë stadiumeve që do të shkruajnë historinë e futbollit botëror?
Written by Radio Travel on 21/11/2019
“Stadiumi i ri “Air Albania “ është një prej stadiumeve që po krijon të ardhmen”. Kështu e ka nisur shkrimin prestigjozja sportive në Itali”La Gazzeta dello Sport”, e cila ka listuar 5 stadiumet të cilat sipas saj po shkruajnë të ardhmen e futbollit botëror.”Në 17 nëntor, me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, u inagurua Arena Kombëtare e Tiranës, e ideuar nga arkitekti italian Marco Casamoti. Ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe forma e tij të kujton hartën e Shqipërisë”,shkruan “La Gazzeta dello Sport”.