Air Albania nis fluturimet nga Stambolli

Written by on 27/04/2019

Kompania e parë ajrore kombëtare e Shqipërisë, Air Albania, filloi fluturimet më 26 prill nga
Aeroporti i ri i Stambollit. “Air Albania  do të operojë dy fluturime çdo ditë midis Stambollit
dhe Tiranës” tha shefi ekzekutiv i Turkish Airlines, Sinan Dilek, gjatë një ceremonie në
Aeroportin e Stambollit. Dilek  u shpreh se Air Albania po  planifikon që këtë verë të
realizojë  fluturime në destinacione të reja në Itali dhe Angli. Faza e parë e aeroportit të
Stambollit u hap zyrtarisht në tetor të 2018-ës, me një kapacitet vjetor prej 90 milion
pasagjerësh.  Me kapacitet të plotë vjetor prej 200 milion pasagjerësh,  Aeroporti i Stambollit
është vendosur të bëhet një qendër globale e aviacionit me fluturime në mbi 350 destinacione
në mbarë botën.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist