Aeroporti i Prishtines me risi ne sherbim te qytetareve
Written by rt on 14/08/2018
Ne aeroportin Nderkombetar te Prishtines “Adem Jashari” nga dita e sotme ka nisur nga puna zyra per ankesat dhe kerkesat e pasagjereve.Qellimi i kesaj zyre eshte mbrojtja e te drejtave te udhetareve te aeroportit te Prishtines. Sipas ministrit te Infrastruktures ne Kosove kjo nisme do te pasohet edhe me hapa te tjere drejt rritjes se efikasitetit te udhetimit per pasagjeret. Nderkohe ne Aeroportin Nderkombetar “Adem Jashari” jane vendosur edhe tabelat perkatese qe orientojne qytetaret si te zgjidhin çdo problematike qe kane me kompanite ajrore.
Tagged as prishtine