Qendra te reja informacioni ne zonat e mbrojtura!
Written by rt on 09/05/2018
Turistet te cilet do te zgjedhin te vizitojne zonat e mbrojtura kete vit, do ta kene me te lehte te informohen mbi bukurite natyrore, vlerat dhe gjithçka qe ofrojne secila prej tyre. AKZM ka theksuar se fundmi se jane disa projekte te ndermarra nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit per keto site siç eshte edhe ai “Smail Albania” per zhvillimin turistik. Perveç kesaj, risi per kete vit, ku dhe numri i vizitoreve pritet te jete me i larte se vitin e kaluar i cili arriti deri ne 1.5 milion, eshte ngritja e 8 qendrave te tjera vizitoresh ne zonat e mbrojtura , te cilat do te ofrojne sherbim dhe informacion per secilen zone.