Europa Lindore dhe Ballkani serish vendet me ajrin me te ndotur
Written by rt on 03/05/2018
Të dhënat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se vendet e Europës Lindore dhe ato të Ballkanit vuajnë shkallën më të lartë të ndotjes së ajrit në të gjithë Evropën.Sipas statistikave të reja të OBSH, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Shqipëria dhe Ukraina kanë normat më të larta të ndotjes në shtëpi dhe ajër.Shumë nga këto vende të njëjta, duke përfshirë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Poloninë dhe Hungarinë kanë nivelet më të larta mesatare vjetore të ndotjes së ajrit të qytetit. Nga ana tjeter performuesit më të mirë të Evropës për mesataret e ndotjes së ajrit përfshijnë të gjithë Skandinavinë, Finlandën, Spanjën, Portugalinë dhe Irlandën.