Riaktivizohet vullkani i rrezikshem ne Indonezi!

Written by on 03/05/2018

Vullkani Marapi në ishullin indonezian Sumatra ka filluar sërish të hedhë hi dhe tym. Zyra e Vëzhgimit të Vullkanit Marapi në një njoftim ka bërë të ditur se me shpërthimin e ndodhur në Vullkanin Marapi që gjendet në rajonin Tanah Datar në perëndim të ishullit, ka hedhur hi dhe tym në një lartësi prej rreth 4 mijë metra. Ndërkohë që nga viti 2011 është shpallur alarm i nivelit të dytë dhe nuk lejohet hyrja e turistëve dhe banorëve të rajonit në një diametër prej 3 kilometra. Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, ndërsa atje gjenden 130 vullkane aktive.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist