Situatë kritike në Greqi, reshjet e shiut kanë përmbytur shtëpi e biznese!
Written by Radio Travel on 15/10/2021
Greqia është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Situata është mjaft kritike në Atika, ku janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur. Pamjet e njerëzve teksa ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga ujë, janë shpërndarë kudo. Në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Renti pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Zjarrfikësit janë në terren duke ndihmuar në evakuimin e qytetarëve, ndërsa kanë bërë apel për kujdes./radiotravel.al