Situatë kritike në Greqi, reshjet e shiut kanë përmbytur shtëpi e biznese!

Written by on 15/10/2021

Greqia është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Situata është mjaft kritike në Atika, ku janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur.  Pamjet e njerëzve teksa ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga ujë, janë shpërndarë kudo. Në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Renti pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Zjarrfikësit janë në terren duke ndihmuar në evakuimin e qytetarëve, ndërsa kanë bërë apel për kujdes./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist