Amerika mund të pranojë vetëm vizitorë plotësisht të vaksinuar!
Written by Radio Travel on 05/08/2021
Shtetasit e huaj që synojnë të vizitojnë Amerikën do duhet së shpejti të tregojnë se janë vaksinuar plotësisht kundër covid-19. Qeveria amerikane po planifikon rihapjen e kufijve me jashtë dhe heqjen e kufizimeve në udhëtim që vendi zbaton si masa të jashtëzakonshme prej janarit 2020.
Aktualisht nuk lejohet të udhëtojnë të huajt që në dy javët e fundit kanë qenë në Britani, në shtetet europiane të zonës Shengen, në Kinë, Indi, Afrikën e Jugut dhe Brazil./radiotravel.al