“Nuk ka kohë për të humbur”/ Anglia nis vaksinimin e adoleshentëve

Written by on 05/08/2021

Pas rekomandimit nga ekspertët e vaksinave, brenda disa javëve, të gjithë 16 dhe 17-vjeçarëve në Mbretërinë e Bashkuar do të fillojë t’i ofrohet doza e parë e vaksinës Covid. Ky ndryshim do të thotë se rreth 1.4 milion adoleshentë do të kenë të drejtë të vaksionohen.

 

“Nuk ka kohë për të humbur me këtë. Fëmijët së shpejti do të fillojnë të kthehen në shkolla dhe kolegje”, shprehet Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi mjekësor i Anglisë.

Vaksina e vetme e miratuar aktualisht për nën 18 vjeçarët në Mbretërinë e Bashkuar është Pfizer./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist