Aeroporti i Mynihut investim ambicioz, synon të zerojë emetimin e CO2 para 2030-ës!
Written by Radio Travel on 01/03/2021
Në vitin 2019, mbi 200 aeroporte evropiane janë zotuar të ulin emetimet e dioksidit të karbonit deri në vitin 2050. Aeroporti i Mynihut ishte një nga aeroportet e para në Gjermani që nënshkroi këtë rezolutë të “karbonit Zero”.
Deri më tani ai ka ndjekur një strategji ambicioze që nga viti 2009 dhe ka ulur sistematikisht emetimet e CO2 me qëllim të arritjes së synimit jo më vonë se 2030-ta. Aeroporti i Mynihut po investon një total prej 150 milion eurosh për të arritur synimet e saj klimatike./radiotravel.al