Aeroporti optimist për vitin 2020-të pavarësisht humbjeve të mëdha!
Written by Radio Travel on 25/02/2021
Aeroporti Heathrow ka raportuar një humbje prej 2 miliardë paundësh për financat e 2020-ës, pasi kufizimet e Covid-19 bllokuan ndjeshëm udhëtimet. Po ashtu shifrat tregojnë se në vitin që la pas, aeroporti regjistroi 73% më pak pasagjerë. Gjithsesi Shefi ekzekutiv i Heathrow, John Holland-Kaye shprehet optimist për vitin 2021.
Sipas tij, Britania do të bëhet vendi i parë në botë që do të fillojë në mënyrë të sigurt udhëtimet.
“Lëvizja e aviacionit do të kursejë mijëra vende pune dhe do të gjallërojë ekonominë”, shprehet ai./radiotravel.al