Festë në Kosovë, vendi gëzon 13-vjetorin e Pavarësisë!
Written by Radio Travel on 17/02/2021
17 shkurti shënon sot një ditë të rëndësishme për Kosovën. Vendi feston 13-vjetorin e Pavarësisë dhe për këtë arsye një sërë aktivitetesh janë organizuar gjatë ditës. Pas ngritjes së flamurit nga garda, aktivitetet do të vazhdojnë me homazhet tek varri i ish-presidentit Rugova, memoriali i Adem Jasharit në Prekaz dhe më vonë te Varrezat e Dëshmorëve.
Aktivitetet do të mbyllen në mbrëmje me një koncert recital. Gjithashtu me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë “Newborn” në Kosovë ka ndryshuar pamjen. Duar me ngjyra të ndryshme kanë zënë gjithë sipërfaqen e saj me simbolikën se janë duart e ushtarëve që luftuan për të arritur paqen e kësaj dite./radiotravel.al