Niveli i smogut në qytet, autoritetet do të vendosin kufizime për qarkullimin e makinave në këto orë të ditës!
Written by Radio Travel on 15/01/2020
Niveli i smogut në Romë ka pësuar rritje, ku agjencia mjedisore ka raportuar se prania e grimcave të vogla ishte mbi nivelet e lejuara në 13 vendet e monitorimit të cilësisë së ajrit.Këto nivele kanë qenë mbi kufijtë e vendosur pothuajse në çdo ditë të vitit. Teorikisht, kufijtë nuk duhet të shkelen më shumë se 35 herë në vit. Duke patur parasysh nivelet e larta të ndotjes, qyteti ka vendosur kufizime të makinave për ditën e martë, që përfshijnë ndalimin e makinave me naftë nga ora 7.30 deri në 10.30 dhe nga ora 16.30 deri në 20.30.